Sporti

Arbër Potoku: Të shpallesh dy herë radhazi kampion i Kosovës është ndjenjë e veçantë, ishte rrugë e gjatë deri te ky sukses

05/20/2023 18:06
nga:E K

Ballkani arriti fitore të madhe ndaj Ferizajt me rezultat 2-0.

Kjo fitore ia siguroi titullin e kampionit të Superligës së Kosovës për vitin 2022/23, skuadrës së drejtuar nga tekniku, Ilir Daja, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për ‘GazetaBlic Sport‘ lojtari i Ballkanit, Arbër Potoku ka përshkruar emocionet e para pas konfirmimit si kampion, duke potencuar se ishte rrugë e vështirë deri te ky sukses.

“Sigurisht që ka qenë e vështirë , ka qenë një rrugetim mjaft i gjatë ku kemi zhvilluar me shumë se 50 ndeshje zyrtare dhe ka qenë një ngarkesë shumë e madhe, por dhe një sakrificë poashtu nga secili futbollist.

Çdo titull është i rëndësishëm dhe ka vlerë te madhe në karrierën futbollistike, por kur e arrin për të dytën herë radhazi është ndenjë edhe më e veçantë dhe kjo tregon që e kemi fituar me plotë meritë. Shfrytëzoj rastin t’ju uroj titullin e dytë radhazi futbollistëve stafit teknik kryesisë, tifozave tanë ‘Xhebrailat’ dhe të gjithë ata që na përkrahën në këtë rrugëtim mjaft të gjatë“, tha Potoku për ‘GazetaBlic Sport’.