Lajme

Profesori universitar nga Mitrovica: Gjendja mund të mos të jetë e njëjtë si në betimin e Atiq, gjithçka varet nga Policia e Kosovës!

05/20/2023 17:54
nga:Y I

Cermonia e betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, u zhvillua e qetë dhe pa tensione.

Por kjo situatë mund të mos jetë e njëjtë gjatë betimit të tre kryetarëve të tjerë të zgjedhur në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Kështu tha profesori universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.

Spahiu në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se gjithçka do të varet nga Policia e Kosovës se sa e aftë do të jetë ta menaxhojë situatën, si në rastin e Mitrovicës së Veriut.

“Nuk i dihet, varet se sa do të jenë Policia e Kosovës syqelë dhe e organizuar, nëse do të jenë si në rastin e Mitrovicës së Veriut që kishte një organizim perfekt edhe që vken me u lavdëru shefi i operacionit, atëherë sigurisht që nuk do të ketë probleme edhe në komunat e tjera. Meqenëse problemi kryesor mendoj  se ka qenë komuna e Mitrvocës së Veriut, sepse është qendra e serbëve të Kosovës, qendër universitare dhe natyrisht që problemet aty do të mund të ishin shumë më të mëdha se sa në pjesa të tjera”

Ndërsa sa i përket deklaratave të Listës Serbe tha se ato janë në shërbim të frikësimit që Qeveria e Kosovës të mos vazhdojë tutjeme komunat e tjera

“Deklarata e Listës Serbe ka qenë vetëm në shërbim të frikësimit që Qeveria e Kosovës mos të vazhdojë më tutje me komunat e tjera dhe ngritja e flamurit të Kosovës që është çështja kryesore dhe lajmi kryesor i ditës” deklaroi Spahiu në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar pas betimit të kryetarit Erden Atiq,

Ai ka thënë se dje zyrtarisht ka filluar pushtimi i veriut të Kosovës nga Albin Kurti, duke thënë se është e papranueshme që komuna e Mitrovicës së Veriut të udhëhiqet nga dikush që ka fituar në zgjedhje vetëm 553 vota.

“Ajo pëlhurë që e kanë ekspozuar në ndërtesën e komunës nuk do të jetë kurrë flamur për ne, do të qëndrojë atje dhe do të zgjasë sa vetë okupimi, dhe kjo do të thotë jo shumë. Në njëqind vitet e fundit ka pasur shumë flamuj pushtimi që janë fluturuar në Kosovë, edhe ai i Musolinit dhe dhe i Rajhut të Tretë, por të gjithë u mposhtën nga flamuri trengjyrësh iSerbisë, e kështu do të jetë edhe kësaj radhe”, tha Petkoviq, raporton Gazeta Blic.

Petkoviq: Vuçiq është duke zhvilluar bisedë me Lajçakun, ka filluar “pushtimi i veriut”