Lajme

Petkoviq: Vuçiq është duke zhvilluar bisedë me Lajçakun, ka filluar “pushtimi i veriut”

05/19/2023 13:19
nga:Astrit Gashi

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se sot zyrtarisht ka filluar pushtimii veriut të Kosovës nga Albin Kurti, duke thënë se është e papranueshme që komuna e Mitrovicës së Veriut të udhëhiqet nga dikush që ka fituar në zgjedhje vetëm 553 vota, përcjellë GazetaBlic.

Petkoviq foli në një konferencë për media pas betimit të Erden Atiqit sot në Mitrovicën e Veriut, duke u bërë kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut dhe siç theksoi ai, biseda mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak është duke vazhduar.

“Ajo pëlhurë që e kanë ekspozuar në ndërtesën e komunës nuk do të jetë kurrë flamur për ne, do të qëndrojë atje dhe do të zgjasë sa vetë okupimi, dhe kjo do të thotë jo shumë. Në njëqind vitet e fundit ka pasur shumë flamuj pushtimi që janë fluturuar në Kosovë, edhe ai i Musolinit dhe dhe i Rajhut të Tretë, por të gjithë u mposhtën nga flamuri trengjyrësh iSerbisë, e kështu do të jetë edhe kësaj radhe”, tha Petkoviq.