Lajme

Haradinaj-Sublla: Izraeli nderon Kosovën, flamuri i Kosovës ngrihet në Jerusalem pranë flamurit amerikan

05/18/2023 11:24
nga:Astrit Gashi

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se Ministria e Jashtme e Izraelit e ka nderuar Kosovën për hapjen e Ambasadës në Jerusalem, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj-Stublla ka shkruar në Twitter se flamuri i Kosovës është shfaqur së bashku me flamujt e vendeve të tjera që kanë përfaqësi diplomatike në Jerusalem.

“Sot, Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit nderoi vendet që hapen ambasadat në Jerusalem, me rastin e Ditës së Jerusalemit dhe festimit të 75 vjetorit të Shtetit të Izraelit. Në ceremoninë e ngritjes së flamurit, flamuri i Kosovës qëndron lart krahas flamujve të SHBA-së, Guatemalës dhe Hondurasit”, shkroi Haradinaj-Stublla.