Lajme

Lulzim Beqiri paralajmëron padi ndaj Përparim Ramës: Eshtë bërë vepër penale, janë zgjedhur kandidatë që nuk i plotësojnë kushtet!

05/17/2023 16:13
nga:Y I

Lulzim Beqiri, kandidat për anëtar Bordi të “Prishtina Parking” ka paralajmëruar padi ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe Komisionit vlerësues për parregullsi dhe shkelje gjatë procedurave të konkurimit në këtë ndërmarrje.

Ai tha se lëndën e ka dërguar tashmë në Gjykatë dhe se i njëjti ka shumë gjasa të fitojë pasi kan mbi pesë shkelje gjatë procedurave të konkurimit.

“Lëndën e kam dërgu në Gjykatë me 16 mars duke ia bashkangjit të gjitha dokumentat. Kjo është dëmtim jashtëzakonisht i madh i buxhetit të komunës së Prishtinës për arsye se unë nuk do të ndalem për t’i dhënë motiv një të riu dhe një profesioniste se ai duhet me konkuru dhe duhet me u anku për padrejtësitë pavarësisht kush është. Kjo në konslultim edhe me juristë, në aspektin jurisik me ngrit padi ose kallzim penal edhe kryetarit të komunës edhe Komisionit për arsye se qëllimisht kanë diskriminu dhe kanë shkelë Kushtetutën”

“Po do të ngrej padi edhe ndaj kryetarit të Komunës sepse unë e kam njoftuar vazhdimisht Kryetarin e komunës, nënkryetarët, Komisionin që keni bërë vepër penale sepse keni diskriminu kandidat që i plotësojnë kushtet dhe keni zgjedh kandidat që nuk i plotësojnë kushtet. Kanë zgjedhur kandidat që nuk i plotësojnë kushtet dhe për këtë arsye i kemi problemet e menaxhimit të ndërmarrjeve në Kosovë, kemi kontratat e dëmshme që nënshkruhen prej njerzve joprefesionistë. Kjo më ka shty me i ec kësaj procedure deri në pikën e fundit. Unë i kam ba kërkesë zyrtarisht edhe Kuvendit komunal me i tregu edhe kryetarit fizikisht se e kanë shkelë ligjin dhe e kanë dëmtu qytetarin e Republikës së Kosovës njëkohësisht e kanë dëmtu edhe buxhetin. Duke qenë edhe ekspert i çështjeve financiare i gjykatës, unë mendoj se lënda do të fitohet sepse janë mbi pesë shkelje ligjore.Diku 15-20 mijë euro pritet me u dëmtu buxheti i komunës, por pse me u dëmtu taksat tona për tekat e një kryetari dhe të një Komisioni” deklaroi Beqiri në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”