Prokuroria Speciale e Kosovës ka heshtur tash e disa muaj për dosjen që ka nisur ministri i Bujqësisë në organin e akuzës, e ku Faton Peci po pretendon se ka pasur dallavere dhe gjatë kohës kur disa toka bujqësorë, pronë e kësaj ministrie ishin dhënë për shfrytëzim me qira ndaj personave të ndryshëm, kryesisht biznesmen, raporton Gazeta Blic.
Një dosje të tërë Faton Peci, e kishte nisur në Prokurorinë Speciale në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.
Gazeta Blic ditë më parë ka raportuar për këtë dosje, ku ka publikuar disa nga kontratat që ky ministër i Qeverisë së Kosovë po kërkon që të hetohen nga organi i akuzës.
Se çfarë ka ndodhur me këtë dosje nuk e dinë ministri i Bujqësisë i cili publikisht ka thënë se prokuroria nuk ka lëviz në asnjë hap për këto raste.
Por prokuroria Speciale nuk ka kthyer përgjigje as për Gazeta Blic se çfarë po ndodh me këtë dosje , nëse kanë filluar hetimet apo edhe është intervistuar ndokush nga të përmendurit në dosjen e ministrit Peci.
“Në momentin që të kemi diçka konkrete do t`ju informoj, kam kërkuar nga prokuroria që sa më shpejt të kem ndonjë informatë për rastin për të cilin ju po pyesni”, ka thënë Ekrem Lutfi, zëdhënës në prokurorinë e shtetit.
AAK i përgjigjet Faton Pecit për objektin me qira: Kemi kontratë për këtë punë
Dosja e Faton Pecit- me të cilën s`po ‘guxon’ të merret Prokuroria Speciale


