Sporti

Manchester United merr një fitore me shumë vlerë, dështon përsëri Chelsea në Premier League

05/13/2023 17:56
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet me fillim nga ora 16:00 në Premier League.

Manchester United ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Wolves, duke triumfuar me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Martial dhe Garnacho i shënuan golat e ndeshjes, duke i dhënë një fitore me shumë vlerë skuadrës së tij për zonën Champions.

Chelsea dështoi përsëri për të fituar, me londinezët që barazuan me rezultat 2 me 2 ndaj Nottingham.

Aston Villa triumfoi ndaj Tottenham 2 me 1, kurse Fulham fitoi pikët e plota ndaj Southmapton, atje ku rezultati përfundimtar ishte 0 me 2.

/GazetaBlic Sport/