Kujtim Boletini, qytetari që largoi flamurin serb në Zveçan dhe u arrestua nga policia, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se fqinjt serb po i provokojnë me vendosjen e flamurave serb në fshatin Boletin.
“Kemi marrë një iniciativë, jemi shku me i kemi hek ata flamuj, tani ndodhi çfarë ndodhi,…policinë dhe më arrestuan”, ka thënë Boletini për arrestimin e tij në ditën e djeshme në orën 14:00.
“Afër 100 policë kanë marrë pjesë, mi kanë rrethu shtëpitë, fëmijët pak janë frikësu”.
Boletini ka treguar se që prej 24 vitesh kanë provokime të përditshme, “por kjo e fundit më ka prekë pak më shumë se ka qenë një flamur serb dhe një rus në atë vend, ajo më ka prekë shumë”.
Ai ka shtuar se si ushtar i UÇK-së e kanë një ndjenjë më të veçantë në këso raste, derisa thekson se këta flamuj janë vendosur tek vendi o njohur si “Kërshi i Xhemes”.
Tutje ai ka kërkuar nga institucioinet e vendit qӕ ta “kontrollojnë” këtë situate ata, dhe jo qytetarët, gjersa potencon se “jam i vendosur se sa herë që të vendoset ai flamur unë do të shkoj me e hek, pa marrë parasysh çfarë pengesash më dalin rrugës”.
“Unë jam betuar në vitin 1998, e kam dhënë një betim, atӕ betim akoma e mbaj. Mua nuk më lë rahat varri i Isa Boletinit, 100 metra prej këtij varri me m’I vendos flamujt serb, më vjen shumë rëndë. Për të gjithë veteranët e Shalës kjo ka qenë fyerje, një fyerje e rëndë”, ka deklaruar Boletini.


