Sporti

Ish trajneri i PSG: Futbolli francez nuk e meriton Messin, shpresoj të largohet

05/05/2023 17:58
nga:E K

Ish-lojtari dhe trajneri i Paris Saint-Germain, Antoine Koumbouare, trajner i Nantes, ka folur për polemikat rreth Lionel Messit, pasi argjentinasi u pezullua nga klubi francez, pas një udhëtimi në Arabinë Saudite.

Koumbouare mbajti krahun e Messit duke thënë se klubet franceze nuk meritojnë lojtarë të kalibrit të tij, shkruan GazetaBlic Sport.

“Të biesh mbi Messin është e turpshme dhe shpresoj që ai të largohet sepse futbolli francez nuk e meriton. Nëse do ta stërvitja Messin, do t’i thoja të qëndronte përpara dhe ai as që duhej të kthehej prapa apo të mbrohej. Thjesht do t’i thoja ekipit t’i jepte topa dhe Messit të luante dhe të argëtohej. Por ky është vizioni im romantik i lojës”, tha Koumbouare.

/GazetaBlic Sport/