Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, është arrestuar ditë më parë dhe tani është në paraburgim për 30 ditë, pasi sipas prokurorisë ai po dyshohet për së paku tri vepra të ndryshme penale.
Për arrestimin e tij dhe skandalet në KEK gjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, “Expose” prodhim i GazetaBlic sjell dokumentarin: “Lidhja e shkurtë me korrupsionin”- Energjetika që shkundi Qeverinë Kurti.
Ish kryetari i Bordit të KEK-ut, deputetë e gazetarë që kanë përcjellë prej kohësh sektorin e energjetikës, flasin për skandalet në KEK.
Ata kanë thënë se në KEK ka keqmenaxhim e korrupsionin, derisa rastin e fundit e shohin si dëmin më të madh të bërë ndonjëherë në KEK.
“Expose” transmetohet në Gazeta Blic në Facebook dhe në Kanal 10, sonte nga ora 21:00.