Napoli po përgatitet për festën e shumëpritur të titullit dhe disa tifozë tashmë kanë organizuar një ‘funeral’ për skuadrat e tjera në Serie A.
Një video e marrë nga ‘Local Team’ tregon një varrezë të rreme në lagjen Case Nuove të Napolit, që përmban një arkivol, shalle të shumta ekipore dhe një numër varresh të rreme për skuadra të tjera të ndryshme në Serinë A, përcjell GazetaBlic Sport.
Një pankartë u vendos pas varrezave të rreme ku shkruhej: “Për të gjithë Italinë një dhimbje mizore. Pas kaq shumë vitesh të vendosëm në kryq.”
Napoli mund të fitojë titullin këtë fundjavë nëse mposht Salernitanan dhe Lazio dështon ndaj Interit.
Festa scudetto: nel quartiere "Case Nuove" spunta il cimitero delle squadre avversarie del Napoli #Napoli #SSCNapoli #scudetto #serieA #localteam pic.twitter.com/chUTnuxeUy
— Local Team (@localteamtv) April 27, 2023
/GazetaBlic Sport/


