Lajme

Miftaraj reagon pas sulmeve të pushtetit ndaj prokurorëve: Kushtetuta e Kosovës nuk e duron një sjellje të tillë

04/20/2023 13:21
nga:Astrit Gashi

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se targetimi i prokurorëve dhe gjykatësve nga pushteti është veprim i shëmtuar.

Në një reagim në Facebook, Miftaraj ka thënë se kjo është sjellje e papranueshme dhe e dëmshme.

“Kushtetuta e Kosovës nuk e duron një sjellje të tillë. Veprim kundër vlerave që i kërkon sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë”, ka theksuar Miftaraj.