Lajme

Kica-Xhelili: Kryetari i Kuvendit e shkeli rregulloren

04/20/2023 11:07
nga:Y I

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili ka reaguar në rrjetin social Facebook pasi nuk ka kaluar mocioni i PDK-së për raportim të ministres Artane Rizavanolli, lidhur me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut.

Ajo u shpreh e habitur me mosvotimine mocionit nga deputetët e VV-së.

Kica-Xhelili tha se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shkelur rregulloren e Kuvendit pasi nuk i lejoji shefat e grupeve të deklarohen rreth mocionit të PDK-së.

Postimi i plotë:

Dy gjëra që sapo ndodhën në seancë plenare:

1. Deputetët e shumicës NUK e votuan mocionin për trajtimin me URGJENCË të kërkesës për debat lidhur me ARRESTIMIN e kryeshefit të KEK-ut, që u zgjodh nga VV (gjë që e kanë pranuar publikisht). Pra nuk pranuan as diskutim.

2. Kryetari i Kuvendit, shkeli Nenin 94.2 të Rregullores së Kuvendit duke MOS i lejuar kryetarët e grupeve parlamentare të marrin fjalën.
Gjykojeni vet.