‘Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit pritet të shoqërohen me tensione dhe incidente’.
Kështu po paralajmëron gazetari serb, Branislav Krstiq.
Krstiq tha për “Gazeta Blic” se serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhje por ka një mundësi që mos të marrin pjesë në zgjedhje edhe ata që janë politikisht kundë Listës Serbe.
“Sigurisht që do të ketë tension dhe pritet që të ketë ende incidente të vogla. Këtu është gjithnjë e më e qartë se serbët nuk do të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Përshtypja është se në këto zgjedhje nuk do të marrin pjesë edhe ata që janë ideologjikisht dhe politikisht kundër Listës Serbe dhe politikave të Beogradit zyrtar”
Gazetari serb tha se këto zgjidhje, arrijnë të mbahen, do të jenë të ligjshme por jo legjitime.
Ai tha se incidentet e fundit të regjistruara tregojnë se autoritetet ne Prishtinë nuk kanë një mekanizem me të cilin serbët në veri të mund të binden që të shkojnë në zgjedhje.
“Nëse luftohen dhe mbahen, ato do të jenë të ligjshme, por jo legjitime. Sa i përket djegies së veturave të qytetarëve që i kanë riregjistruar veturat e tyre nga KM në targa RKS, vetë dinamika tregon për faktin se në të njëjtën kohë është dërguar mesazh edhe për ata që eventualisht do të shkojnë në votime. Pra, tani eshte fare e qarte se autoritetet ne Prishtinë nuk kanë një mekanizem me të cilin serbët në veri të mund të binden që të shkojnë në zgjedhje” deklaroi Kërstiq për “Gazeta Blic”.
Branislav Kërstiq, Gazetar serb
Ndërsa profesori universitar, Muhamet Kelemendi, tha se plani i Serbisë është që përmes “Listës Serbe” të shkaktohet konflikt ushtarak dhe të vijë deri tek shkëputja e pjesës veriore nga Kosova.
Kelmendi paralajmëroi se mund të ketë sërish bllokim të rrugëve dhe sulme kriminale në Veri.
“Plani i shtetit serb është që përmes Listes Serbe të shkaktohet konflikt luftarak dhe kështu të vije te shkeputja e kësaj pjese nga Kosova.Aleksandër Vuciq ka treguar deri tash se synon ripushtimin e Kosoves ose ndarjen dhe aneksimin e veriut.Këtë po e realizon me Listen Serbe, për atë qëllim kemi patur tërheqjen nga pushteti të të gjithëve në Veri dhe tash kemi mos-pjesemarrjen në zgjedhjet e organizuara.Në veprim janë disa qellime: 1- Deshtimin i zgjedhje në Veri të Kosovës, 2- Përgatitjen e masave për ndarjen e kësaj pjese nga Kosova ose organizimin me presion kriminal në Veri të Kosovës në një shtet serb të ri.Të tri këto qellime pa veprime kriminale te armatosura nuk mund te realizihen.Kesisoi mund të priten persëri bllokime të rrugeve, sulme kriminale me armë ndaj forcave te rendit dhe aksione tjera kriminale me qellim që në ketë anë të Kosovës të krijohet një gjendje lufte mos edhe lufte”
Kelemendi pati kritika edhe për qasjen e BE-së dhe SHBA-ve në raport me Serbinë.
‘Përkëdhelja’ e Beogradit nga BE-ja dhe Washingtoni i ka dhënë kurajo dhe forcë shtetit serb. Kjo, shihet nga veprimet kriminale në Veri të Republikës së Kosovës. Bazamenti i tërë kesaj levizjeje çetnike është ‘Lista Serbe’ . Askund në botë nuk tolerohen aksione të tilla kriminale dhe terroriste si në Kosove që po kryhen nga kriminelet serb të udhëhequra nga Beogradi.Sulmohen organet e shtetit dhe faktori ndërkombëtar hesht, bllokohen rrugët përsëri heshte Brukseli dhe Washingtoni, vriten policët e Republikës nga shteti serb dhe nuk akuzohet shteti serb. Në gjuhën e Brukselit barazohet rendi kushtetues i Kosovës me bandat shoveno-fashiste serbe. Këtë duhet ta ndali BE-ja dhe SHBA-të.Nga qendrimet e tyre ka marre forcë kriminaliteti ne Veri e në Beograd, në ato qendra është zgjidhja e çështjes” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Muhamet Kelemendi, Profesor
Analisti, Gazmir Raci, duke komentuar situatën aktuale në Veri, tha se grupet kriminale nuk do të ndalen asnjëherë me idetë e tyre për destabilizimin e vendit.
Raci tha se nëse nuk ka dalje të votuesve atëherë zgjedhjet nuk janë legjitime por janë legale.
“Grupet kriminale në Veri nuk kanë me u ndalë asnjëherë në idetë e tyre për destabilizimin e Veriut. Kryesorja është që institucionet e sigurisë në këtë rast edhe KFOR-i edhe Eulex me atë prezencën që e ka atje duhet me ofru siguri për të gjithë qytetarët që me marr pjesë në zgjedhje. Komuniteti ndërkombëtar e ka dënu mospjesmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje dhe është shanci i tyr ei humbur për me marr pjesë në zgjedhje të lira e demokratike. Ato komuna nuk munden me i qeverisë grupet kriminale”
“Sa i përket legjitimitetit të popullatës duhet me e prit daljen e votuesve në fund. Nëse nuk ka dalje atëherë ato zgjedhje nuk janë legjitime po janë legale dhe demokratike.Ne nuk kemi mundësinë me i mbajt zgjedhjet kur don Lista Serbe por kur thonë ligjet tona në fuqi” deklaroi Raci për “Gazeta Blic”

Gazmir Raci, Analist
Me 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje.
Nga Komisioni Qëndror i zgjedhjeve kanë deklaruar ditë më parë se nuk ka prag minimal të daljes së votuesve për zgjedhjet në Veri.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në ligjet për zgjedhje nuk ka të vendosur ndonjë prag i daljes së qytetarëve.
“As në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe as në Ligjin për zgjedhjet lokale nuk është e saktësuar se sa duhet të jetë pjesëmarrja e votuesve në një proces zgjedhor, në mënyrë që pastaj rezultati të mund të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pra, nuk ka ndonjë prag të vendosur për këtë çështje”, ka deklaruar Elezi raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
‘Dy opsionet se si mund të mbahen zgjedhje legjitime në Veri’


