Avokati kosovar, Skënder Musa, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se nuk pret që procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së të zgjasë aq shumë sa ishte paralajmëruar.
Musa tha se pret që gjatë rugës Prokuroria t’i shkurtojë vetë numrin e dëshmitarëve dhe t’i heqë provat që janë siguruar nga ana e Serbisë dhe të mbeten vetëma to prova që do të shqyrtohen.
“Nuk pres të zgjasë procesi gjyqësor aq sa është paralajmëruar për shkak se duke e parë se çfarë dëshmitarësh ka ofru Prokuroria Speciale, janë dëshmitarët okularë, dëshmitarët e tërthortë dhe palët e dëmtuara. Dëshmitarët okularë janë më të rëndësishmit sepse ata pretendohet se kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë parë vetë situatën se si është zhvilluar, dëshmitarët e tërthortë kanë dëgjuar nga persona të tretë se si ka rrjedh situata ndërsa palët e dëmtuara janë familjarët e viktimave. Pres që gjatë rrugës së procesit gjyqësor, Prokuroria t’i shkurtojë vetë numrin e dëshmitarëve dhe t’i heqë provat që janë siguruar nga ana e Serbisë dhe të mbeten vetëma to prova që do të shqyrtohen dhe si rezultat final nëse ka drejtësi në Bashkimin Evropian pres që ish-liderët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm” deklaroi Musa për “Gazeta Blic”


