Lajme

Pranvera sjell seritë më të fundit të qeramikës në “Temaj”

03/31/2023 11:03
nga:K G

Pranvera erdhi, së bashku me të edhe “Temaj Qeramikë” vjen me modelet më të reja.

Kjo periudhë është më e përshtatshme për ndryshime apo investimet në ambientet tuaja shtëpiake, zyre, restaurante etj.

Një nga trendet për këtë vit janë modelet e pllakave metalike.

“Temaj Qeramikë” ju prezanton si çdo herë me idet dhe modelet më të fundit të qeramikës.

Kësaj radhe janë dy seritë të pllakave mahnitëse me teksturë metalike Oxidum Azul dhe Fossil Azul. Shtesa perfekte për çdo projekt modern dhe të sofistikuar të dizajnit të brendshëm.

Pllakat Oxidum Azul:

 

Në kuadër të pllakave metalike, pllakat Oxidum Azul janë zgjedhja e përkryer për ata që kërkojnë stil dhe qëndrueshmëri në përzgjedhjen e tyre të pllakave. Krenaria e Oxidum Azul qëndron tek pamja përfundimtare unike e oksiduar që krijon një pamje mahnitëse dhe të dallueshme në çdo hapësirë.

Të krijuara nga materiale premium, Pllakat Oxidum janë prdhuar për t’i bërë ballë provës së kohës, duke përballuar konsumimin e përditshëm pa ndryshuar pamjen e tyre të hijshme dhe moderne.

Zgjedhje perfekte për zonat më të frekuentuara, këto pllaka janë të lehta për t’u pastruar dhe mirëmbajtur, duke i bërë ato ideale për shtëpitë tuaja ose hapësirat afariste.

Pllakat Fossil Azul:

 

Fossil Azul vjen me variacione delikate ngjyrash dhe detaje të ngjashme me fosilet, kjo pllakë e pasur prej porcelani me nuanca metalike ju tërheq aq shumë saqë ju fton ta shikoni më nga afër. Fossil Azul është ideale të kombinohet me motive mermeri, druri apo edhe metale për të krijuar një hapësirë elegante, moderne dhe shumë tërheqëse.

Lëvizja e butë, e vërtetë ndaj detajeve të jetës dhe një ndjesi tokësore e bëjnë FOSSIL AZUL COLLECTION një zgjedhje të shkëlqyer për të gjitha stilet klasike dhe bashkëkohore në të njejtën kohë.

 

Për më shumë ide dhe zgjidhje  vizitoni  showroom-et e “Temaj Qeramikë” në:
Çagllavicë (Prishtinë) dhe në Arbanë (Prizren).