Lajme

Rritja e çmimit të rrymës për 15.4 për qind, Hoti ironizon me Muratin: Urime, me rëndësi ministrit po i tepron buxheti

03/30/2023 17:20
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas rritjes së tarifës së energjisë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dy muaj më parë u rrit tatimi në pronë 100 për qind, ndërsa tani rryma për 15.4 për qind.

Ai ka ironizuar duke thënë se me rëndësi që ministrit po i tepron buxheti dhe është gëzuar që e ka mbyllur vitin me suficit.

Postimi i tij i plotë:

  • 23 janar 2023 — Tatimi në pronë u rrit 100% për shumë familje.
  • 30 mars 2023 — Energjia elektrike u rrit 15.4%.

Urime!!! Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti. Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale.