Lajme

Sulmoi zyrtarin policor pasi ia kontrolloi veturën, polici e pasagjeri marrin tretman mjekësor

03/29/2023 08:43
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i Policisë derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare gjatë legjitimimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (pasagjer).

Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë, në rrugën “Fahri Fazliu”, në ora 01:00.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, i cili derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë legjitimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (pasagjer)”, thuhet në raportin policor.

Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.