Sporti

E jashtëzakonshme: Finale e ‘zjarrtë’ në Tbilisi, Nora Gjakova do të përballet me xhudisten serbe, Marica Perisic

03/24/2023 12:21
nga:Mergim Rreci

Nora Gjakova ka siguruar finalen e madhe në Grand Slamin e Tbilisit.

Xhudistja kosovare ka triumfuar në gjysmëfinale ndaj asaj kanadeze, Jessica Klait, shkruan GazetaBlic Sport.

Do të jetë një përballjet e “zjarrtë” në finalen e madhe, atje ku Gjakova do të përballet me xhudisten serbe, Marica Perisic.

Xhudistja jonë e ka mposhtur më herët atë nga Serbia dhe e njeh mirë atë.

GazetaBlic Sport do të ju mbajë të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e kësaj finalje, duke uruar që xhudistja jonë të jetë në fund e kurorëzuar me medaljen e artë.