Lajme

Reagim epik nga Shpend Ahmeti – ‘I qetëson’ pak militantët e VV-së kur bëhet fjalë për Zajednicën

03/20/2023 14:27
nga:G B

Ish kryetari i Prishtinës, njëherësh ish bashkëpartiaku i kryeministrit Kurti, është përfshirë në ‘debatin’ lidhur me vetëmenaxhimin apo asociacionin, raporton Gazeta Blic.

Ai ka publikuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili pas takimit me Kurtin tha se ky i fundit duhet të bashkëpunojë me ta për ta formuar Asociacionin.

Por, Ahmeti ka përmirësuar fjalën asociacion në lajm, duke e bërë atë vetëmenaxhim.

“E ndreqa”, ka shkruar ai me ironi./Gazeta Blic/