Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se para 24 vitesh, Rugova e Thaçi e nënshkruan marrëveshjen e cila solli bombardimet e NATO-s mbi regjimin e Milosheviqit, për ta larguar pushtetin e tij nga Kosova, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pas 24 vitesh, Kurti që është kryeministër i Kosovës, arriti marrëveshje me ish vartësin e Milosheviqit, për ndarjen e pushtetit me Serbinë në Kosovë, duke shtuar se këtë arritje të Serbisë nuk do ta kishte imagjinuar as Milosheshviqi.
Ai ka shkruar po ashtu se historia do të bëjë vend për secilin.
Postimi i tij i plotë:
Fiks para 24 vjetesh, Rugova e Thaçi nenshkruan nje marreveshje e cila solli bombardimet e NATO-s mbi regjimin e Milosheviqit per ta larguar pushtetin e tij nga Kosova.
Pas 24 vjetesh, nje politikan shqiptar qe eshte kryeminister i Kosoves, arriti nje marreveshje me ish vartesin e Milosheviqit per ndarjen e pushtetit me Serbine ne Kosove.
Kete te arritur te Serbise as Milosheviqi nuk do ta kishte imagjinuar se do te ndodhte ndonjehere.
Historia do te beje vend per secilin. Edhe per ata qe e larguan Serbine, edhe per ata qe po e rikthejne.


