Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”, ka folur në lidhje me negociatat që po zhvillohen me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimatre.
Rrahmani se negociatat nuk janë në favor të Kosovës pasi aty kërkohet të lëshohet ‘pe’ nga Kosova dhe nuk i kërkohet asgjë Serbisë të heqë dorë.
“Diskutimet dhe negociatat me Serbinë nuk është diçka që është në favorin tonë, aty kërkohet të lëshohet ‘pe’ nga Kosova dhe nuk i kërkohet asgjë Serbisë të heqë dorë. Fatkeqësisht në këtë sitautë nuk jemi për shkak të kryeministrit, Albin Kurti po për shkak të një mënyre të dialogimit tani e 20 vite dhe mendoj se është e rëndësishme që të dalim sa më mirë nga ky proces. Ajo çfarë është shumë e rëndësishme janë manuali i zbatimit të këtyre marrëveshjeve dhe ato detajet e tjera të cilat i japin kahje komplet kësaj marrëveshjeje. Këto pikat e përgjithshme janë më shumë qëndrime politke por që ka shumë rëndësi se si do të zbatohen dhe çfarë do të ketë në detajet që vijnë pas ketyre pikave të përgjithshme. Mendoj se aty është edhe dëmi edhe dobia që mund të bëhet” tha Rrahmani për “Gazeta Blic”


