Ministri i Bujqësisë Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka deklaruar se për nëntë vite me radhë në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, nuk ishte aprovuar asnjë ligj, duke theksuar se vetëm dje e sot, kaluan leximin e dytë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dy ligje bazike.
“Imagjinoni. Territori i Kosovës është mbi rreth 40% i mbuluar nga Pyjet dhe deri më tani, nuk ka patur vullnet politik që ky sektor shumë i rëndësishëm socio-ekonomik e ambiental të rregullohet me ligj adekuat. Sot kaloi në Lexim të Dytë Ligji për Pyje.
Ndërsa gjatë seancës së djeshme, kaloi Leximin e Dytë Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i cili do ta rregullojë këtë sektor dhe do t’i shërbejë zhvillimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të bujqësisë si veprimtari”, shkroi Peci në Facebook.


