Sporti

Futbollisti i Romës shënoi super gol ndaj Juventusit, reagimi i Mourinhos bëhet viral në rrjetet sociale

03/06/2023 16:39
nga:Mergim Rreci

Roma mposhti Juventusin këtë të dielë me golin e madh të Mancinit dhe kaloi Milanin në vendin e katërt.

Në minutën e 53-të, Mourinho po përgatitte ndryshime taktike, duke i shkruar në një letër, por në atë moment erdhi goli, përcjell GazetaBlic Sport.

Është mbresëlënës reagimi i trajnerit portugez, i cili nuk lëvizi fare nga vendi, duke vazhduar me hartimin e strategjive të tij.