Roma ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Juventus.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka triumfuar me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Gianluca Mancini i dha fitoren Romës, duke realizuar një gol shumë të bukur në minutën e 53-të.
‘Zonja e Vjetër’ kishte dominimin në rrjedhën e ndeshjes, por që nuk e gjeti dot golin e barazimit.
Moise Kean u inkuadrua në lojë nga Massimiliano Allegri për të zëvendësuar Juan Cuadrado, por i riu italian qëndroi vetëm 40 sekonda në fushë, duke sulmuar me një goditje, Gianluca Mancini.
Ai u ndëshkua me karton të kuq për veprimin e tij, duke e nervozuar jashtë mase trajnerin e Juventusit.
Moise Kean 40 seconds after being subbed on ??? pic.twitter.com/zfsfr6cTvG
— M•A•J (@Ultra_Suristic) March 5, 2023


