Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka quajtur të papranueshme sulmet ndaj deputetes Ganimete Musliu, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka thënë se kjo vërsulje militantëve ndaj Ganes është e frikshme.
Ajo ka thënë se nuk kalon kjo mendësi e racizmit kulturor e as heshtja e VV-së për këtë, teksa ka pyetur se ku janë feministet e VV-së, që nuk e mbrojnë një grua kur ajo sulmohet brutalisht nga burrat e tyre.
Postimi i saj i plotë:
Ta papranueshme sulmet e orekestruara ndaj koleges sime Ganimete Musliu. E frikshme kjo vërsulje e militantëve ndaj Ganes.
Kjo mendësi e racizmit kulturor nuk kalon, ashtu siç nuk kalon heshtja e Vetëvendosjes ndaj kësaj turme linquesish.
Ku janë feministet e VV-së?
A e mbrojnë ato një grua, kur ajo sulmohet brutalisht nga burrat e tyre?


