Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar ndaj ish kryeministrit Isa Mustafa, raporton Gazeta Blic.
Ky i fundit sot tha se nuk merret me “rrugaçë” dhe se ai është fëmijë të cilin Kurti e Osmani e kanë bërë ministër.
Pas kësaj, Peci përmes një postimi në Facebook tha se e ka bërë ministër Osmani e Kurti dhe jo Rrahman Morina.
“E vërtetë që Znj. Vjosa Osmani e Albin Kurti më kanë bërë ministër. Të paktën nuk më ka bërë Rrahman Morina”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Blic/


