Lajme

Zemaj publikon një foto nga seanca: Deputetët e LVV-së nuk kanë “arsye” të dëgjojnë kur flitet për Berishajn

02/23/2023 14:24
nga:Astrit Gashi

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka publikuar një fotografi brenda seancës së Kuvendit të Kosovës, ku shihet një numër goxha i vogël i deputetëve të LVV-së, të cilët ishin prezent, pak para se të shkonin në pauzë.

Sipas tij, shumica parlamentare e LVV-së nuk kanë “arsye” të dëgjojnë.

“Kjo pamje është kur debatohet për krizën energjetike e për skandalin financiar të Martin Berishajt”, shkroi ai në Facebook.

“Shumica parlamentare e VV-së nuk kanë “arsye” të dëgjojnë’, shtoi ligjvënësi opozitar.