Lajme

Deputeti i VV-së: Asociacioni i intereson vetëm Serbisë, është më e shëndetshme që opozita kosovare të flet për marrëveshje tjera

02/20/2023 20:02
nga:Genita C

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi thotë se temë diskutimi në takimin e 27 shkurtit mes Kurtit dhe Vuçiqit do të jetë plani franko-gjerman.

Thaçi në një prononcim për GazetaBlic thotë se, çështja e Asociacionit për Kosovën nuk është temë që duhet diskutuar, ku sipas tij, formimi i Asociacioni po i intereson vetëm Serbisë.

“Sigurisht që në takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit, temë do të jetë çështja rreth planit franko-gjerman. Asociacioni është temë që Serbisë po i intereson, por për ne është nuk është temë që duhet diskutuar”, tha Thaçi.

Thaçi thotë se, opozita dhe shoqëria civile duhet të flasin për marrëveshje tjera në mënyrë që ndërkombëtarët të kuptojnë se, Serbia i ka borxh shtetit të Kosovës dhe jo Kosova-Serbisë.

“Republika jonë ka 33 marrveshje të nënshkruara me Serbin dhe njëra nga to është edhe Asociacioni por nuk është as e para as e fundit”, tha Thaçi.

“Për mua personalisht, mendoj se mediat bashkë me opozitën dhe shoqërinë civile do të ishte e shëndetshme që të flasin për marrëveshje të tjera, që ta kuptojnë edhe bashkësia ndërkombëtare që Serbia është ajo që i ka borxh Shtetit të Kosovës dhe popullit të saj, jo anasjelltas”, përfundoi Thaçi për GazetaBlic.

“Po evulon situata”, Pacolli për takimin Kurti-Vuçiq: Pa u formuar Asociacioni, nuk do të flitet për asgjë tjetër