Lajme

Çitaku-Kurtit: Importet nga Serbia janë rritur, investimet kapitale zero por presioni i lartë

02/13/2023 20:48
nga:G B

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ia ka rikujtuar kryeministrit Kurti se çmimet e produkteve esenciale janë dyfishuar e importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se investime kapitale janë zero por që presioni është i lartë.

Postimi i saj i plotë:

Rikujtim: Çmimet e produkteve esenciale janë dyfishuar, importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë, investimet kapitale zero, ama presioni i naltë.