Ambasada e Kosovës në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ka ulur sot flamurin në gjysmështizë, në shenjë solidariteti me Turqinë, ka njoftuar në Twitter ambasadori i Kosovës, Lulzim Mjeku.
“Flamuri në gjysmështizë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad sot në solidaritet me aleatin tonë Turkiye. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shpalli një ditë zie kombëtare të mërkurën në nder të mijëra viktimave të tërmetit në Turkiye”, shkroi Mjeku në Twitter.
Flag at half-mast at the Embassy of the Republic of #Kosovo in Riyadh today in solidarity with our Ally #Türkiye. #Kosovo President @VjosaOsmaniPRKS announced a national day of mourning on Wednesday in honor of thousands of victims of the earthquake in #Türkiye. pic.twitter.com/Zv2iD94TET
— Lulzim Mjeku (@LulzimMjeku) February 8, 2023