Dikush që po e shtynë fortë përpara idenë që Limaj të kthehet në PDK, Adem Grabovci ka folur gjerë e gjatë për Gazeta Blic për këtë çështje, raporton GazetaBlic.
Grabovci ka thënë pa hezitim se jo vetëm Fatmir Limaj por kushdo që e sheh vetën se mund të kontribuoj në PDK për proceset në të cilat po kalon vendi, PDK i ka dyert e hapura për secilin.
“Jo vetëm Fatmir Limaj, por edhe shumë personalitet të tjera nga akademia, kultura, arti që kanë shprehë gatishmëri me hy në PDK dhe kushdo që e vlerëson dhe e gjënë vetën, e që mund të kontribuoj në procese duke qenë në PDK. PDK është e hapur për të gjithë edhe interesi edhe i PDK edhe proceseve dhe anëtarësisë e bënë që PDK të jetë sa më e fuqishme, të fuqishme e bëjmë PDK duke u bashkuar njerëzit. PDK kurrë nuk ka pasur një logjik të përjashtimit, por integrimit dhe pranimit të kujtdo qoftë”, ka thënë Adem Grabovci.
Sipas Grabovcit partia që dikur ishte gjatë në pushtet është e hapur për secilin duke thënë se PDK nuk njeh moshë, gjini apo profile të ndryshme që duan t`i bashkohen tashmë partisë më të madhe opozitare.
“Ka shumë personalitete që e gjejnë veten në PDK. Kanë çka të japin. PDK ka qenë dhe është e hapur. PDK nuk njeh moshë, por dëshirë dhe vullnet. PDK është e hapur për të gjithë… janë të shumë të mirëseardhur të gjithë të bashkohemi, mos t`i mohohet askujt kontributi. Gjatë rrugës tonë nuk jemi të përkryer, kemi gabimet tona, kemi bërë lëshimet, por nuk janë bërë me qëllime dashakeqe … momente të caktuara gjatë punës. Gjatë këtyre kohëve sa kemi qenë në teren ka një disponimi të votuesve të anëtarëve të simpatizantëve të PDK që të jemi bashkë dhe kësisoj mund të ketë një forcim të PDK dhe vendi ne merituar si parti për të udhëhequr me proceset dhe sfidat nëpër të cilat po kalon vendi”, ka thënë Grabovci për Gazeta Blic.
Por ideja e Sami Lushtaku , Adem Grabovci e disa të tjerëve që njihen si ‘garda e vjetër’ e PDK zor se mund t`i ‘dhez’ ideja që Famit Limaj mund të bashkohet në partinë që ishte dikur.Drejtuesit aktual të Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë thënë asgjë për këtë nismë të njerëzve të fuqishëm dhe me ndikim dikur në PDK.
I pyetur nëse udhëheqësit aktual të PDK-së, Memli Krasniqi, Vlora Çitaku dhe të tjerët janë kundër që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, Grabovci ka pasur një përgjigje interesante për ta.
“Gjithsecili e ka mendimin e vetë unë e thash atë çka mendoj. PDK nuk është sikur ata autobusët e vjetër kur konduktori e përcaktonte kush mund të hyjë dhe zbres nga autobusi”, ka thënë Grabovci.


