Lajme

Kadyrov kërcënon SHBA-në: Do të ju thyej juve dhe sistemet tuaja “Patriot”, do të më luteni në gjunjë

12/27/2022 09:57
nga:Astrit Gashi

Kreu i Republikës çeçene, Ramzan Kadyrov, premtoi se do të “thyejë” sistemet raketore anti-ajrore amerikane “Patriot” që SHBA-ja premtoi se t’ia dorëzojë Kievit.

Kadyrov, përveç sistemeve raketore, kërcënoi se do të “thyejë” këdo që guxon të drejtojë armët kundër Rusisë.

“Kur armiqtë ta kuptojnë këtë, ata vetë do të zvarriten në gjunjë për të kërkuar negociata,” tha kreu i Çeçenisë.

Të enjten, më 22 dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj dorëzimit të sistemeve raketore anti-ajrore Patriot në Ukrainë, duke premtuar se do t’i “shkatërrojë” ato.