Lajme

Eprori rus rrah 10 ushtarët që evakuuan dy të plagosur: Pse u kthyet?

12/26/2022 09:49
nga:G B

Një video po qarkullon nëpër rrjetet sociale, ku një komandant i grupit “L/DPR”, shihet duke u rrahur 10 ushtarë të cilët i kanë evakuuar dy të plagosur.

Komandanti i “L/DPR”, i rrah ata me arsyetimin se për shkak tërheqjes së këtyre 10 ushtarëve, dy janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Para se të fillojë t’i godasë me shkop gome dhe me shkelma, komandanti kërkon nga një roje që ta përgatis armën dhe të qëllojë mbi 10 ushtarët në rast se ata bëjnë diçka kundër tij.

“Pse nuk i keni mbajtur pozicionet? Për shkak të tërheqjes suaj, tani kemi dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur dhe të gjithë ishin vullnetarë dhe jo frikacakë sikur ju”.