Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Adelina Morina është kryetarja e re e Rinisë Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se ajo është nxënëse e shkëlqyer e mjekësisë.
Më tej, ai ka thënë se është ambicioze dhe energjike.
Krasniqi ka thënë se ndërtimi i së ardhmes që dëshirojmë është i mundur.
Postimi i plotë:
“Adelina Morina është Kryetarja e re e Rinisë Demokratike të Kosovës në Prizren, e zgjedhur nga rinia e qytetit tonë të bukur, si përfaqësuese e tyre.
Një nxënëse e shkollës së mjekësisë, e cila, me vetëm 18 vjet ka një numër të madh të çertifikimeve dhe kualifkimeve profesionale dhe vullnetare.
Entuziaste, ambicioze, energjike, intelegjente dhe, mbi të gjitha, me vullnet të hekurt për të mobilizuar rininë prizrenase për të bërë ndryshime që dëshirojnë t’i shohin në komunitetin e tyre.
Me aktivistë të tillë, të rinjë dhe të reja që po angazhohen nëpër çdo qytetet të Kosovës, ndërtimi i të ardhmes që dëshirojmë është më i mundshëm se asnjëherë.
#TiKiZa”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.