Lajme

Petkoviq i pabindur me 1500 persona, por nuk jep shifra sa protestues morën pjesë në Rudarë

12/22/2022 17:23
nga:G B

I ashtu quajturi drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është i pabindur se në protestën e serbëve gjatë ditës së enjte ishin rreth 1500 persona.

“Sipas vlerësimeve në terren rreth orës 13:00, protesta ka përfunduar e qetë, pa ndonjë incident të raportuar dhe në të kanë marrë pjesë rreth 1.500 pjesëmarrës”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.

Sipas Petkoviqit foto falin më shumë se çdo “gënjeshtër e mediave”.

Ai tha se “mediat” e kryeministrit, Albin Kurti, dhe manjatit serb të mediave që është një halë në sy për presidentin serb, Vuçiq, Dragan Sholak sikur N1 janë kundër tubimit “madhështor” të serbëve.

“Mediat e Kurtit dhe Sholak si N1 bashkë kundër tubimit madhështor të sotëm në Rudar! Vetëm ju përdorni propagandën e Prishtinës dhe dezinformatat për 1500 njerëz në tubim, fotot flasin më shumë se çdo gënjeshtër e juaj! Uniteti i serbëve i lëndon”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Protesta në Rudar, u thirrur nga i ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës”, tashmë ka filluar.

Protestuesit në Rudar të Zveçanit protestën e hapën duke e shpalosur flamurin e Serbisë.