Sporti

Pep Guardiola: Unë besoj se herët a vonë Manchester City do ta fitojë Ligën e Kampionëve

12/21/2022 17:30
nga:Mergim Rreci

Pep Guardiola shpjegoi këtë të mërkurë se përse donte të rinovonte me Manchester Cityn, pasi kishte marrë kontratën edhe për dy vite të tjera.

“E vlerësoj besimin tek unë. E ndjeva se sa shumë më duan, kështu që do ta kisha të vështirë ta refuzoja. Nuk kam fjalë të mjaftueshme për të shprehur mirënjohjen time për këtë klub”, ka shpjeguar ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Pjesëmarrja në Champions League, një titull që i mungon ende, është ajo që e motivon më shumë. “Unë besoj se herët a vonë ky klub do ta fitojë atë titull. Nuk është vetëm Liga e Kampionëve që më motivon, por e pranoj se është trofeu që duam, kështu që koha ime këtu nuk do të ishte e plotë pa të. Por nuk ishte e vetmja arsye që më shtyu të rinovoja. Do të bëj gjithçka në kohën që kemi bashkë”, shpjegoi ai.