Deputeti i LDK Besian Mustafa ka thënë se ministrin e Financave Hekuran Murati nuk u lejuan nga partia e tij që të shkel Kushtetutën e Kosovës, me rastin e një neni të buxhetit të Kosovës e që ka të bëjë me paratë e komunave të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Mustafa ka shkruar se Murati dëshironte që tatimet komunale të mbledhura p.sh. në Dardani e Ulpianë të Prishtinës t’i shpenzonte Hekuran Murati sipas qejfit të tij, në cilëndo komunë që ia do qejfi atij. Nuk ia lejon këtë Kushtetuta, pra Ministri donte të shkelte Kushtetutën.
Reagimi i plotë:
Hekurani NUK mund ta shkelë Kushtetutën!
Donte që tatimet komunale të mbledhura p.sh. në Dardani e Ulpianë të Prishtinës t’i shpenzonte Hekuran Murati sipas qejfit të tij, në cilëndo komunë që ia do qejfi atij. Nuk ia lejon këtë Kushtetuta, pra Minsitri donte të shkelte Kushtetutën.
Kur e paralajmëruam se do e dërgonim në Gjykatën Kushtetuese, partia e tij e detyruan Ministrin e tyre të tërhiqet nga kjo marrëzi dhe votuan kundër tij! Si mund të qëndrojë ministër dikush që dëshiron të shkelë Kushtetutën? Kur partia e tij voton kundër tij?


