Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që mos t’i dërgojë rekomandim Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shtyrjen e zgjedhjeve në veri, kanë thënë burime nga mbledhja për GazetënBlic.
Burime nga ky institucion kanë bërë të ditur se anëtarët e KQZ-së kanë rënë dakord që Presidentes Osmani t’i dërgohet vetëm një raport informues për përgatitjet që ka bërë deri më tani KQZ-ja.
KQZ-ja ka mbajtur mbledhje me dyer të mbyllura të premtën pasdite.
Mësohet se antëtarët e KQZ-së kanë deklaruar se organet shtetërore të sigurisë janë të thirrura për të bërë vlerësimet e situatës dhe jo KQZ-ja.


