Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e cila ende po vazhdon në këto momente kur po raporton Gazeta Blic, përfaqësuesit e partive politike në Komisione Komunale të Zgjedhjeve nuk kanë pranuar të shkojnë në zyrat në Veri.
Komisionet Komunale të Zgjedhjeve përbëhen nga përfaqësues të partive politike.
“Nuk do të shkojnë në asnjë mënyrë në zyre në këto rrethana pasi që është në pyetje siguria fizike”, është thë gjatë mbledhjes së KQZ-së.
E ky qëndrim i tyre ka ngjallur reagimin e disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e të cilët kanë kërkuar gjatë mbledhjes që ata të zëvendësohen.


