Lajme

Çfarë përmban plani më i ri franko – gjerman? / Kosova njohje ’juridike ndërkombëtare’, Serbia ‘një lloj’ Asociacioni

12/08/2022 15:39
nga:N M

Kosova dhe Serbia tashmë kanë në duart e tyre propozimin më të ri franko- gjerman e që nga disa po quhet si propozim i Bashkimit Evropian që do të mund të sillte një marrëveshje finale ndërmjet palëve.

Se edhe Kosova edhe Serbia kanë tashmë propozimin më të ri e kanë konfirmuar zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, ata të Kosovës dhe në Serbi.

Gazeta Blic ka parë disa nga pjesët e verzionit më të ri të këtij plani të cilën e ka siguruar nga Fatmir Sheholli, drejtor I institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Sipas tij ai ka pasur qaje në verzionin e ri të dërguar te te dyja palët nga burime diplomatike.

Ky verzion i ri në vete përmban disa çështje të cilat nuk rrënojnë parimet bazë të një marrëveshje finale.

“Kosova do të fitoi një lloji njohje juridiko ndërkombëtare, pasi që do të fiton anëtarësim në Këshillin Evropian dhe me gjasa të fuqishme anëtarësimin në OKB. Serbia do të fitoi krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet ndër të tjera në verzionin përditësuar.

Megjithatë, ky dokument nuk parasheh kohën e anëtarësimit në EU derisa mos të arrihet çështja finale e njohjes reciproke.

“Dokumenti më i ri flet për fonde dhe donacione të mëdha evropiane për dy palët. Duhet theksuar që pala kosovare në përgjigjet e saja në dokumentin para final ka paraqitur verzionin e saj lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe duke ndryshuar emërtimin e Asociacionit dhe duke pohuar se Asociacioni nuk mund të jetë i formës si është ai me marrëveshjen e Brukselit”, thuhet ndër të tjera në këtë verzion sipas Fatmir Shehollit i cili thotë se e ka parë dokumentin.

“Në bazë të informatave nga burime diplomatike e që kanë qasje në këtë dokument, palët duhet që të paraqesin mendimet e tyre rreth këtij dokumenti të ri brenda disa javësh, kurse si propozim për nënshkrimin e tij mund të jetë muaji Mars i vitit 2023!’, thuhet ndër të tjera në planin e ri franko- gjerman për Kosovën dhe Serbinë.

Në këtë dokument thuhet se në vete përmban edhe shumë detaje tjera me interes për të dyja palët e që janë shumë domethënëse për jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

As në Kosovë e as në Serbi deri tani nuk ka deklarata publike se çfarë përmban propozimi i ri.

Në Kosovë zëvendës kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi përveç se ka pranuar se Miroslav Lajçak ka dorëzuan në Kosovë planin e ri, ndër të tjera ka thënë se duhet të mbahet ‘sekret’ përmbajta e këtij plani.

Në ditën kur Lajçak ishte në Kosovë, rreth mesditës pati disa incidente në veriun e vendit, ku përfaqësuesit e Komisioneve Komunale Zgjedhore nuk u lejuan të vendosen në zyrat tyre në Zubin Potok.

Bomba dore, shpërthime e gjuajte me armë, kishin ndodhur po atë natë, e ku kryeministri i Kosovës ka fajësuar bandat kriminale atje, duke thënë se Kosova nuk do të zmbrapset para këtyre akteve.

Fund i tyre, ka thënë Kurti ndër të tjera.

Për dallim nga Kurti, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i ka quajtur akte terroriste veprimet në dy ditët e fundit në atë pjesë të Kosovës.

Ka fajësuar direkt ish pjesëtarët e policisë së Kosovës, të cilët javë më parë dhanë dorëheqje nga policia e Kosovë në Veri.