Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi ka komentuar përgjigjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që ia ka kthyer këtij institucioni.
Gashi i PDK-së e ka quajtur shkresë koti përgjigjen e MASHTI-t, pasi kjo Ministri i ka dhënë KQZ-së pëlqimin për shfrytëzimin e shkollave në veri të Kosovës dhe ka inkurajuar këtë institucion që të koordinohet me nivelin lokal, edhe pse kryetarët e këtyre katër komunave kanë dhënë dorëheqje.
Pikërisht për këtë, Gashi ka thënë se për cilat institucione bëhet fjalë?


