Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku gjatë qëndrimit në Gjermani, ka takuar Viola Von Cramon, Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë në një aktivitet të organizuar nga shqiptarët që jetojën atje, raporton Gazeta Blic.
Abdixhiku njoftimin e ka bërë në faqen e tij në “Facebook”, ku ka shpërndarë edhe disa fotorgafi nga ky aktivitet.
“Aty takuam profesionistë shqiptarë pjesë e jetës publike në Hamburg. Ishin profesionistë të dalluar nga fusha e mjekësisë, programimit, drejtësisë, ushtrisë e sektori privat. Një potencial të tillë e kemi detyrim ta mbajmë të lidhur me Republikën tonë. Kosova ka shumë dije, profesionalizëm e pasuri njerëzore në çdo qytet evropian”, ka thënë ai ndër të tjera.
Njoftimi i plotë:
Mbrëmë, në Hamburg, së bashku me Viola Von Cramon, Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë, ishim mysafirë folës në ngjarjen e organizuar nga shoqata e këtij qyteti ’Oda e.V.’
Aty takuam profesionistë shqiptarë pjesë e jetës publike në Hamburg. Ishin profesionistë të dalluar nga fusha e mjekësisë, programimit, drejtësisë, ushtrisë e sektori privat. Një potencial të tillë e kemi detyrim ta mbajmë të lidhur me Republikën tonë. Kosova ka shumë dije, profesionalizëm e pasuri njerëzore në çdo qytet evropian.
Si LDK, këtë potencial duam ta përfshijmë në çdo nivel tonin politik.


