Lajme

“Këtij as burgu s’ka çka i bën, m’ka ardh shpirti në fyt”, Besa Luzha publikon bisedën e një gruaje që rrahet nga burri

12/01/2022 13:56
nga:Gazeta Blic

Aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha ka reaguar pas vrasjes makabre që ndodhi dje në oborrin e QKUK-së, ku burri e vrau gruan e tij shtatzënë, raporton Gazeta Blic.

Luzha në profilin e saj në Facebook e ka publikuar bisedën e një gruaje, e cila dhunohet fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Postimi i plotë i Besa Luzhës:

Çdo ditë, një grua është potencialisht viktimë e dhunës në familje.
Unë shpesh marr mesazhe nga gra që kërkojnë ndihmë. Por kur i inkurajoj të largohen, me gjithë fëmijët, paraqiten sfidat nga ana e tyre, që kërkojnë adresim nga institucionet.
Ku me shku-banimi i përballueshëm
Qysh me jetu-puna dhe të ardhurat
Qysh me u mbrojte-siguria.