Lajme

Eksperti i sigurisë: 4 ministrat që duhet të japin dorëheqje për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë para Gjinekologjisë

12/01/2022 09:47
nga:G B

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se janë katër ministri fajtore për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë para Gjinekologjisë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se duhet të japin dorëheqja ministri i MPB-së, ministrja e drejtësisë, ministri i financave dhe ministrja e shëndetësisë.

Kjo pasi sipas tij, të gjithë këta kanë dështuar lidhur me këtë rast.

Postimi i tij i plotë:

Për ngjarjen brenda ShSKUK çka na dëshmojë

1 ore e 30 minuta përafesisht ka qendruar tani e ndjera shtrit dhe askush nga mjeket nuk kanë marr veprim me ja shpetu jeten foshnjes !

Dmth sistemi në Kosovë është kollaps

-Mjeksia shkojë në humnerë, absurditet duhet me u thirr Urgjenca për me intervenu brenda ShSKUK

– Policia me U.D dhe sipas raportimeve ka dështuar dhe duhet me u shkarku / dhanë dorëheqje edhe U.D

– Gjykata fajtor që se ka mbikqyrë zbatimin e vendimit të saj për mbrojtje që ka shqiptu për viktimen.

– Qendra për punë sociale në Lipjanë dështim total.

Pra:

Ministria e MPB – Dorëhqje e Ministrit aktor i filmave Hollywood – Xhelal Sveçla

Ministria e Drejtësisë – Dorëhqje e Ministres e cila është “Narcissistic”

Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve ( ish Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale ) ketu skem çka ti shtojmë as më shum e as më pak se ky “kontabilisti” të shkojë në shtepi .

Ministria e Shëndetësisë – U.D i kësaj Ministria në shtepi apo Kryeministri të vetë shkarkohet me që është në poziten e “Udhëheqit” të kesaj ministrie

Pra ketu kemi katër ministri që kanë dështuar në nivel politik.