Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” i ka cilësuar shqetësuese zhvillimet e fundit në lidhje me çështjen e targave.
Kadriajaj thotë se me një qasje të tillë të kryeministrit Kurti karshi aleatëve ndërkombëtare e veçanarisht SHBA-ve, rrezikohen të arriturat e Kosovës që nga koha e shpalljes së Pavarësisë e deri tani.
“Gjithe këto zhvillime janë shqetesuese për ne si deputet dhe qytetar të Kosovës. Kjo qasje e Albinit karshi aleatëve tonë e sidomos te ShBA-së është shqetësim sepse në situatën gjeopolitike dhe sigurin e vendit po rrezikohen te arriturat e Kosovës për keto vite prej pavarësisë”
Tutje Kadrijaj thotë se me këtë qasje Albin Kurti po i shërben agjendave që nuk janë në favor të Kosovës.
“Nuk kanë pas nevojë as Bislimi e as Albini te sillen koridoreve te Brukselit për një çështje siç është çështja e targave.Kujt i ka konvenuar kjo situat, Kosovës jo se jo, tash akuzat e ndërkombetareve janë drejtuar drejt Kosovës.Me kete qasje Albini po i sherben agjendave që nuk janë në favor te Kosovës” theksoi Kadriajaj për “Gazeta Blic”.
Pas takimit të mbajtur dje në Bruksel ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Borrel, nuk u arrrit një marrëveshje për shtyrjen e afatit për targat.
Kryeministri Kurti u tërhoq nga ky vendim për 48 orë vetëm pas kërkesës së ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, raporton Gazeta Blic.
“Unë e pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orë të fillimit të gjoitjes për targa ilegale ‘KM’ (dhe tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter njofton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
LAJMI I FUNDIT: ShBA-të i kërkojnë qeverisë ta shtyjë për dy ditë masën e gjobave


