Lajme

Ambasadori Bajrami tregon propozimin e Kosovës që e refuzoi Borrell

11/21/2022 17:23
nga:G B

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka folur për takimin e sotëm në Bruksel, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se se në takimin sot në Bruksel, Kosova ka propozuar që të pezullojë fazat e mëtutjeshme që ka të bëjë me targat, në këmbim që Serbia më të mos lëshojë targa ilegale me akronime të qyteteve të Kosovës, e po ashtu BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve për propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.

Bajrami ka thënë se çuditërisht, kjo është refuzuar.

“Në takimin urgjent të ftuar nga Josep Borrell, Kosova ka propozuar të pezullojë fazat e mëtutjeshme për targat, në këmbim që Serbia të ndalojë së lëshuari targa ilegale dhe Serbia të fillojë procesin e bisedimeve të bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania e Franca. {uditërisht, kjo u refuzua”, ka shkruar ai.