Lajme

“S’besoj se mund të bëjmë diçka”, takimi Kurti-Vuçiq: Nëse nuk janë për dialog, atëherë Serbia përfundimisht do të marrë rrugën drejt Rusisë

11/20/2022 11:29
nga:Genita C

Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar takimin e nesërm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku një ndër temat që do të diskutohet është edhe ajo e targave.

Lidhur me këtë GazetaBlic ka kontaktuar me njohësin e çështjeve politke, Gazmir Raci ku thotë se pritjet janë që të dyja palët t’i kthehen dialogut dhe rrugës së integrimit në BE.

Sipas Racit, nëse ndodh e kundërta atëherë nesër dëshmohet që Serbia përfundimisht do të marrë rrugën drejt Rusisë.

“Pres që të dyja palët përfundimisht t’i kthehen dialogut dhe rrugës së integrimit në BE, sepse nëse nuk janë për dialog, atëherë Serbia përfundimisht do të marrë rrugën drejt Rusisë”, tha Raci.

Racit thotë se aktualisht për Kosovën është më e rendësishmja tejkalimi i situatës në veri, ku flet edhe për tendencat e Rusisë që sipas tij kjo e fundit përmes Serbisë po mundohet të destabilizojë Kosovën, duke e armiqësuar me SHBA-të.

“Për Kosovën tani është e rëndësishme tejkalimi i situatës në veri dhe tendencave të Rusisë përmes Serbisë me e destablizu Kosovën dhe me e armiqësu politikën kosovare me atë amerikane. Aleanca jonë strategjike me SHBA-në është e përhershme”, përfundoi Raci për GazetaBlic.

Ndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se nesër do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

Vuçiq tha se takimi mes tij e Kurtit do të nisë në orën 8 të mëngjesit.

“Bisedimet do të fillojnë në mëngjes në orën 8, që do të thotë se ne do të largohemi nga Beogradi në 4, ose 4:30, ose sonte vonë”, tha Vuçiq për TV Prva.

“Unë do të shkoj, jo pse mendoj se mund të bëjmë diçka, por mos t’ju dhënë arsye për të fajësuar Serbinë se nuk deshi të marrë pjesë”, shtoi ai.

Qeveria e konfirmon: Kurti niset sot për Bruksel, nesër takohet me Vuçiqin

Vuçiq konfirmon takimin e nesërm me Kurtin: Po shkoj për të mos fajësuar Serbinë, se nuk deshi të marrë pjesë