Një emigrant që po qëndronte në qendrën e pritjes Manston në Kent ka humbur jetën.
Lajmi është bërë me dije nga Zyra e Brendshme.
Emigranti u dërgua në spital të premten në mbrëmje, pasi u ndie keq, por ndërroi jetën të shtunën.
Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakord për një marrëveshje me Francën në përpjekje për të reduktuar numrin e njerëzve që bëjnë udhëtime të paligjshme.


