Manchester United ka filluar procedurën kundër Cristiano Ronaldos pas intervistës së tij të fundit.
Drejtuesit e klubit janë shumë të pakënaqur me të dhe tashmë ka një konfirmim nga klubi se futbollisti është në procedurë disiplinore, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, klubi ka njoftuar poashtu se nuk do të ketë asnjë koment shtesë derisa ky proces të arrijë në fund.
Ja njoftimi i plotë.
“Manchester United ka nisur këtë mëngjes hapat e duhur në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media.
Ne nuk do të bëjmë komente të mëtejshme derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij”, thuhet në të.
/GazetaBlic Sport/


